Strukturat e reja që do ngrihen në parqet kombëtare, Rama: ‘Ballkonet Panoramike’ sjellin përjetim të ri të natyrës

Strukturat e reja që do ngrihen në parqet kombëtare, Rama: ‘Ballkonet Panoramike’ sjellin përjetim të ri të natyrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë, më 25 nëntor, pamjet e para të projektit të ri që pritet të transformojë përvojën e vizitorëve në parqet kombëtare dhe natyrore të vendit, “Ballkonet Panoramike”, platforma të lehta dhe të integruara me mjedisin, të cilat do të vendosen në zona të mbrojtura në të gjithë territorin.  Në postimin e tij, Rama thekson se këto struktura do të krijojnë një mënyrë të re dhe të sigurt për të përjetuar nga afër peizazhet e vendit.  “Ja si do të duken ‘Ballkonet Panoramike’ në parqet kombëtare dhe natyrore. Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme.  Të projektuara në harmoni...