Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Derisa gjykata të na ndajë”- një në katër martesa përfundon në divorc. Habisin çiftet mbi 50 vjeç, në rritje kërkesat për ndarje
Shifrat e divorceve në Shqipëri mbeten të larta. Në mbi 16 mijë martesa në një vit, mbi 4 mijë janë vetëm divorce. Velloja e bardhë e nuses, kostumi i dhëndrit, dasmat tradicionale në Shqipëri dhe premtimi derisa vdekja të na ndajë po zbehen vit pas viti në Shqipëri, pasi divorcet mbeten gjithnjë e në shifra të larta. Por cilët janë faktorët që i çojnë shqiptarët drejt ndarjes? Çfarë po ndodh me familjen në bërthamën e saj dhe cilat janë arsyet që i çojnë çiftet drejt një divorci të mundshëm? “Është shkatërrim ndarja, po ka ardhur aty ku nuk mban më. E para është ekonomia pastaj këto të tjerat vijnë të dytat. Janë modernizuar familjet shqiptare nuk janë më ato familjet tradicionale siç kanë qenë. Është...