Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Berishës nuk i besojnë më demokratët!” Murrizi: Qytetarët të protestojnë për veten, jo për partitë
Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, pak ditë më parë, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’. I ftuar në emisonin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se Berishës si besojnë më demokratët. Ai theksoi se nuk iu bashkua protestës, pasi janë të njëjtët njerëz në atë parti ndër vite dhe nuk pret asnjë ndryshim. ‘Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konvervash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi. Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të shkojë unë në një foltore që bënë Berisha....