Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët komentoi deklaratën e komsioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Krydemokrati e quajti Marta Kos ‘adhuruese, për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave e gjëmave të tij’. “PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar. Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit...