Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…
45 vjeçari Juljan Sulo, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë. Kur Juljan Sulo po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë. Për t’i shpëtuar rrezes së sulmit Sulo u largua me mjet drejt banesës së tij në afërsi të së cilës e gjeti dhe policia. 45-vjeçari u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi. Ngjarja ndodhi në një nga zonat...