Video/ Periferia e Londrës në flakë, shpërthimi në një depo mbulon zonën me re të zeza tymi

Video/ Periferia e Londrës në flakë, shpërthimi në një depo mbulon zonën me re të zeza tymi

Një zjarr masiv shpërtheu në një depo në Southall, në perëndim të Londrës ndërsa mijëra banorë u evakuuan dhe shumë nxënës të një shkolle aty pranë u larguan menjëherë nga vendngjarja. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Londrës, 150 zjarrfikës me 25 automjete po punojnë për të shuar flakët, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo viktima. “Është shpallur një incident serioz ndërsa zjarrfikësit po merren me një zjarr në një depo në Bridge Street, Southall. Ky vendim u mor për shkak të pranisë së dyshuar të fishekzjarrëve dhe bombolave të ruajtura brenda ndërtesës. Të gjithë zjarrfikësit po punojnë nga një distancë e sigurt dhe nuk janë në rrezik”, thanë autoritetet. Zjarri ka përfshirë një ndërtesë...