Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Rama kontrollon politikën dhe paratë e pista’, Abilekaj: Qeveria në panik nga hetimet, korrupsioni është bërë sistem
I ftuar në intervistën e ditës, analisti Enton Abilekaj foli mbi qëndrimin e qeverisë Rama përballë hetimeve të SPAK, ku u shpreh se reagimi i deritanishëm i ekzekutivit ka qenë “imponues” dhe i ngjashëm me rastet kur qeveria ka kërkuar të mbulojë çështje të tjera. Sipas tij, ngurtësia e qeverisë mund të interpretohet ose si një kapje në befasi nga ngjarjet, ose si një strategji e gjatë e kryeministrit Rama, i cili publikisht mbron bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që mund të lejojë drejtësinë të veprojë. Ai solli në vëmendje edhe rastin e kryebashkiakut Veliaj, kur pas një kundërshtimi fillestar ndaj SPAK-ut, qëndrimi politik ndryshoi brenda pak javësh. Në vijim, Abilekaj theksoi se problemi kryesor qëndron në një mazhorancë tërësisht të korruptuar si kjo, çështjet që hetohen nga...