“6 vitet e fundit Belinda ka..”, Hoxha trondit: Pezullimi i Ballukut shpalos gjithë mekanizmin e qeverisjes së Ramës

“6 vitet e fundit Belinda ka..”, Hoxha trondit: Pezullimi i Ballukut shpalos gjithë mekanizmin e qeverisjes së Ramës

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio televizive, e cilësoi marrjen të pandehur dhe pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si një moment kritik për të kuptuar mënyrën se si është qeverisur vendi gjatë viteve të fundit Sipas Hoxhës, në 6 vitet e fundit Balluku ka qenë personi më i rëndësishëm në qeveri për shkak të buxheteve të mëdha që administronte dhe vendimeve që nënshkruante. Ai tha se kryeministri ka ndërtuar një skemë personale ku vetë nuk firmos, duke ia lënë përgjegjësinë e plotë ministrave. Gazetari analizoi edhe projekte të mëdha infrastrukturore që sipas tij lidhen drejtpërdrejt me këtë skemë vendimmarrjeje. Ai përmendi se tenderi i parë për tunelin e Llogarasë ishte 140 milionë euro dhe u anulua, ndërsa më pas u zhvilluan bisedime...