Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tentoi të largohej nga vendi, kapet në Muriqan 33-vjeçari. Ja për çfarë kërkohej …
Një 33-vjeçar me iniciale A.S., banues në Durrës, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, ku i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Shtetasi A.S. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë tentativës për të dalë nga vendi. Pas arrestimit, ai është dërguar në DVP Durrës, ku do të kryhen veprimet e tjera procedurale. “Kapet në tentativë për të dalë nga Shqipëria, 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i punës intensive të kryer bazuar në analizën e riskut, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe kapjen...