Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident pranë fshatit Drashovicë, lëndohet punonjësi i bashkisë Selenicë, detajet e para
Dy automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në zonën pranë fshatit Drashovice. Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin punonjës të bashkisë Selenicë ndërsa përplasja ka shkaktuar dy të lënduar. Drejtuesi i mjetit të Policisë Bashkiake ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është në pritje të ambulancës në vendngjarje. Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e përplasjes./vizionplus.tv