Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Koncert për Ibrahim Madhin, nderohet një prej figurave të rëndësishme të artit shqiptar
Skena e Universitetit te Arteve po bëhet gati për koncertin memorial në nder të një prej figurave më të njohura të artit shqiptar, violinistin Ibrahim Madhi. Programi përfshin vepra të zgjedhura nga repertori i muzikës së dhomës dhe literaturës violinistike, pjesë që Artisti i Merituar i ka interpretuar, studiuar ose mësuar gjatë dekadave të karrierës së tij. Ky homazh simbolizon kontributin për një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën muzikore të vendit. Organizatorët theksojnë se koncerti synon jo vetëm të kujtojë Madhin si virtuoz, por edhe si pedagog të jashtëzakonshëm, i cili kontribuoi në krijimin e standardeve të larta të interpretimit instrumental në Shqipëri. Koncerti i cili nis në orën 19:00, pritet të mbledhë familjarë, studentë, pedagogë, artistë të njohur dhe publikun artdashës,...