Dhuna ndaj grave, shtohen rastet, 351 kërkesa për urdhra mbrojtjeje këtë vit vetëm në Durrës

Dhuna ndaj grave, shtohen rastet, 351 kërkesa për urdhra mbrojtjeje këtë vit vetëm në Durrës

Elona Nokaj, nënë e tre fëmijëve, ka vendosur t’i japë fund martesës pas viteve të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj i alkoolizuar. Sot, 42-vjeçarja është mes grave që kanë zgjedhur t’u bashkohen nismave kundër dhunës, duke marrë pjesë në aktivitetin sensibilizues për t’i thënë “Stop dhunës”. Statistikat e këtij viti tregojnë se Durrësi vijon të kryesojë listën e rasteve të dhunës në familje në Shqipëri, me 351 kërkesa për Urdhra të Menjëhershëm Mbrojtjeje nga janari në shtator, nga të cilat 161 janë proceduar si vepra penale. Tema botërore e kësaj fushate këtë vit është dhuna digjitale ndaj grave dhe vajzave, një formë që po rritet paralelisht me hapësirat online dhe që kërkon ndërgjegjësim të menjëhershëm. /vizionplus.tv