Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pagesa cash në 60 mijë lekë, Shoqata Bankave: Propozimi ynë për individët, vlera në pr/ligjit më e lartë se rajoni
Shoqata e bankave ka dalë me një propozim të ri në komisionin e ekonomisë për vendosjen e tavaneve për pagesat cash si për individët dhe bizneset. Në kuadër të paketës fiskale Pr/ligji për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë sugjeron vendosjen e një kufiri prej 100 mijë lekëve për bizneset ndërsa individët mund të këmbejnë deri në 500 mijë lekë. Tavan të cilin shoqata e bankave e kundërshton bazuar në pagesën mesatare në vend. “Ne kemi kërkuar me kohë tavan për pagesat me cash për individët. Për herë të parë vendoset tavani për individët. Por vendosja për individët e një tavani 500.000 lekë është jashtë çdo analize, jashtë çdo eksperiencë, jashtë çdo përvoje. Ne kemi eksperienca, ka si vende Gjermania që ka 10.000 euro, veprimin...