Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Protesta – Banorët kundër bllokimit të kalimit në Unazë: Të bëhet me sinjalistikë…
Banorët e rrugës ‘Arkitekt Kasemi’ në zonën e ‘Brrylit’ kundërshtojnë mbylljen e një pike kalimi për këmbësorët. Sipas tyre, kjo pikë kalimi në Unazë jo vetëm nuk duhet të mbyllet, por duhet të bëhet me sinjalistikën e duhur, pasi u shërben për të kaluar nga Poliklinika nmr. 2 në Poliklinikën e specialiteteve. Banorët kundërshtojnë gjithashtu edhe zhvendosjen e konteinerëve të mbeturinave Syri tv Banorët e rrugës Arkitekt Kasemi, pranë zonës së Brrylit në kryeqytet, kanë kundërshtuar këtë të martë vendimin e Policisë Bashkiake për mbylljen e një hapësire për këmbësorët, e cila shërben për kalimin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Sipas banorëve, kjo hapësirë i shërben të gjithë komunitetit të zonës, për të marr shërbim në të dyja qendrat shëndetësore që ndodhen në...