Non-grata nga SHBA! Media meksikane: Luftar Hysa, i mbrojtur kundër një urdhër arrestimi dhe ekstradimi në Shqipëri

Non-grata nga SHBA! Media meksikane: Luftar Hysa, i mbrojtur kundër një urdhër arrestimi dhe ekstradimi në Shqipëri

Luftar Hysa MEKSIKË-Mediat meksikane kanë vijuar artikujt në lidhje me biznesmenin shqiptar Luftar Hysa, i cili bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa janë sanksionuar nga SHBA. Në një shkrim të publikuar nga media 'Zetatijuana', thuhet se që nga viti 2024 Hysa ka paraqitur padi dhe urdhra ndalimi për të kundërshtuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, dhe procesi vazhdon para gjykatës së shkallës së parë në Nuevo León. "Biznesmeni i identifikuar si Lufta Hysa u bë i pari që paraqiti një urdhër ndalimi për të ndaluar një urdhër arresti dhe ekstradimin e tij përfundimtar, sipas të dhënave të gjykatës. Më 14 qershor 2024, Hysa ngriti një urdhër ndalimi kundër komisionerit të Institutit Kombëtar të Migracionit (INM). Megjithatë, çështja u rrëzua një muaj më vonë pa...