Postimi që provokoi Greqinë, Protothema: Në Konicë 2024, protestoi publikisht mungesën e një flamuri shqiptar

Postimi që provokoi Greqinë, Protothema: Në Konicë 2024, protestoi publikisht mungesën e një flamuri shqiptar

foto e publikuar nga protothema TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur "non grata" nga Greqia, ndërsa media greke "Protothema" pretendon se një postim i tij ka qenë shkaku i vendimit nga ana e autoriteteve greke. Sipas medias, bëhet fjalë për një postim të vitit 2024, ku gjatë një vizite në Konicë, gazetari protestoi publikisht mungesën e një flamuri shqiptar. "Në janar të vitit 2024, Artan Hoxha udhëtoi për në Greqi dhe kaloi pushimet në Konicë. Atje, ai qëndroi nën një vend në urën historike ku është vendosur flamuri grek dhe bëri me duart e tij simbolin e Shqipërisë së Madhe. “Në mungesë të një flamuri të kuq në urën 150-vjeçare prej guri… unë bëra shqiponjën me dy koka…”, tha ai në një postim, sipas artikullit të...