Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Reagimi epik në Grande Fratello: Kosova është në Amerikë?
Një bashkëpunim mes dy formateve të njohura, Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello në Itali, po vjen këtë javë dhe ka ngjallur menjëherë vëmendje në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Grande Fratello-s iu komunikua se një konkurrente nga edicioni kosovar do t’u bashkohet për disa ditë. Bëhet fjalë për Dolcen, një nga banoret më të komentuara të BBVK, e cila në videon prezantuese u prit me shumë entuziazëm. Dolce pritet të jetë banorja që do trazojë dinamikat në shtëpinë italiane, ndërsa produksioni ka premtuar surpriza të tjera gjatë ditëve në vijim. Por, ajo që mori më shumë vëmendje nuk ishte ardhja e Dolces, por reagimi i pakordinuar i banorëve italianë.Pasi u përmend se banorja e re vjen nga “Big Brother i Kosovës”,...