“U maskuan si funksionarë…”, arrestohen nëntë persona për vjedhjen e bankës

“U maskuan si funksionarë…”, arrestohen nëntë persona për vjedhjen e bankës

Nëntë persona janë arrestuar në Indi në lidhje me një grabitje spektakolare prej 70 milionë rupish (rreth 800 mijë dollarë). Disa persona të armatosur të maskuar si funksionarë të bankës qendrore rrëmbyen një furgon që transportonte para për furnizimin e bankomatëve. Të hënën, policia e qytetit jugor të Bengalurun njoftoi se kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë, përveç shtatë të parëve, si dhe kishte rikuperuar 68.5 milionë rupitë e grabitura javën e kaluar. “Ende nuk mund të themi sa të tjerë do të arrestojmë, pasi hetimet po vazhdojnë”, tha për BBC-në Lokesh Jagalasar, zëvendëskomisioner i policisë së Bengaluru South. Sipas policisë, autorët u paraqitën si oficerë të Bankës Rezervë të Indisë dhe ndaluan furgonin e transportit të parave, duke pretenduar se duhej të verifikonin...