Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mijatoviç i tregon Viniciusit derën e largimit: Nëse nuk je i lumtur…, askush nuk të ka lidhur këtu
25 Nëntor 2025 13:44 Alfred Lleshi Pedja Mijatoviç, ish-lojtar i Real Madridit (1996–1999) dhe ish-drejtor sportiv (2006–2009), foli në “El Larguero” për rinovimin e Vinicius. Sipas “The Athletic”, braziliani mund t’i ketë thënë Pérezit se “nuk do të rinovojë nëse situata me Xabi Alonson mbetet e njëjtë, pasi marrëdhënia mes tyre nuk është optimale”. Mijatoviç reagoi ashpër: “Një lojtar, pavarësisht rëndësisë, kurrë nuk mund t’i kërkojë klubit që nuk do këtë trajner, sepse futbolli është sport kolektiv. Gjëra të tilla nuk lejohen. Do t’i kuptoja kërkesat e Vinicius po të shënonte 3 gola në çdo ndeshje, por nuk është kështu”. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Reali nuk mund ta tolerojë këtë. Nëse nuk je i lumtur, s’ka problem, askush nuk të ka lidhur këtu”....