Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ministrja e Jashtme austriake: Progresi i Shqipërisë i jashtëzakonshëm! Shumë nuk e besonin…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë homologen e saj austriake, Beate Meinl-Reisinger. Dy ministret kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat, ku në fokus ishte progresi i Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. “Kam ardhur dhe t’ju përgëzoj, është diçka e jashtëzakonshme kur shohim se çfarë ka arritur Shqipëria vitet e fundit. Shumë veta nuk besonin, nuk besonin në reformat. Progresi që është bërë në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Shpresojmë që Shqipëria në vitin 2030 të jetë pjesë e BE-së.”, tha ministrja Beate Meinl-Reisinger në konferencën për mediat. Meinl-Reisinger kujtoi gjithashtu se Austria ishte ndër vendet e para që pas rënies së komunizmit ka sjellë diplomatët e saj...