Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha: Mbështetje turizmit, pas 11 majit do të mbulojmë pagat e punonjësve jashtë sezonit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të turizmit, ku ka theksuar rëndësinë e këtij sektori për zhvillimin ekonomik të vendit. Në masat që qeveria e tij në rast fitoreje do të ndërmarrë në ndihmë të sektorit, janë mbulimi i pagave të punonjësve jashtë sezonit dhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse. “Unë jam këtu për t’u zotuar se së pari do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit, për kushte të barabarta.Së dyti, ne së bashku me këto shoqata, do arrijmë një marrëveshje ku shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri se...