Meta: Fakti që Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

Meta: Fakti që Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut. Në pjesën e parë të intervistës, Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama. Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave. Intervistë ekskluzive e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhënë për portalin “Syri. net”:  Pyetje: Z. Meta, si e konsideroni kërkesën e Qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO, për pezullimin...