Francë/ Grabitet e dhunohet biznesmeni. Hajdutët i vjedhin orën me vlerë 1 milion euro

Francë/ Grabitet e dhunohet biznesmeni. Hajdutët i vjedhin orën me vlerë 1 milion euro

Një grabitje e dhunshme ndodhi të hënën, më 24 nëntor, në Cachargs, pranë Nimes në Francën jugore, ku tre burra hynë me forcë në shtëpinë e një biznesmeni 56-vjeçar, të cilin e kishin ndjekur dhe kërcënuar më parë me armë. Sipas mediave franceze, pronari i kompanisë së pajisjeve mjekësore po kthehej nga zyra rreth orës 19:00, kur tre grabitës të veshur me të zeza dhe me kapuçë, hipën në makinën e tij luksoze dhe e kërcënuan me armë. Më pas, ata e detyruan të hynte në shtëpi dhe e mbajtën aty kundër vullnetit të tij, duke e rrahur. Në banesë, grabitësit ndaluan edhe djalin 22-vjeçar të biznesmenit. Nën kërcënimin e armës, viktimat u detyruan t’u dorëzonin grabitësve rreth dhjetë orë dore, me vlerë rreth një...