Kapri ironizon Bidon/ Nuk shkohet me atlete të zonat e përmbytura

Kapri ironizon Bidon/ Nuk shkohet me atlete të zonat e përmbytura

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka patur një debat në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria gjatë sezonit të dimrit nga përmbytjet dhe gjatë sezonit të verës nga zjarret. Deputeti Erald Kapri ka deklaruar se çështja e emergjencave në Shqipëri është kthyer në fatkeqësi për shqipatarët. Gjatë fjalës së tij, Kapri ironizoi deputetin Ardit Bido, i cili rrihte gjoksin se kishte shkuar pranë familjeve në zonat e prekura nga zjarret apo nga përmbytjet. Kapri iu drejtua duke i thënë se, në zonat e prekura nuk shkohet me atlete. “Çështja e emergjencave është kthyer në fatkeqësi për shqiptarët. Nuk shkohet me atlete, të paktën ministri kishte vesh çizme. Duhet të jemi më të kujdesshëm pse shkoni, pse nuk shkoni”, tha...