Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Braktiset Berisha/ Avokati Petraj: Partia Demokratike e paorganizuar dhe pa kauzë
Avokati i njohur Edmond Petraj tha se Sali Berisha është braktisur nga mbështetësit e Partisë Demokratike dhe kjo u pa në “Foltoren”, e cila u mbajt të hënën, para godinës së kryeministrisë. Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për rikonceptim nga e para. Sipas tij, partitë opozitare duhet të mbledhin forcat për të krijuar një koalicion gjithëpërfshirës, por pa figurat aktuale pasi janë të konsumuara në sytë e publikut. Sipas tij në këtë gjendje ku është opozita nuk mund t’i bëjë ballë mazhorancës, e cila është e konsoliduar. “Foltorja për të mbajtur gjallë militantët e paktë në PD. Aty nuk jepet zgjidhje, PD duhet të rikonceptohet nga fillimi dhe të gjejë forcën e duhur për të luftuar të gjithë defektet që ka mazhoranca. Duhet...