Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pr.buxheti i 2026/ Bledi Çuçi kërkon fond të ri të konsoliduar për emergjencat civile
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi, në fjalën e tij gjatë seancës dëgjimore me Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile për projektbuxhetin e vitit 2026, deklaroi se rritja e fondeve për emergjencat është një hap pozitiv, por kërkoi rishikimin e mënyrës së administrimit të tyre. Çuçi theksoi se emergjencat “nuk mund të parashikohen”, ndaj nevojitet një metodologji më efektive për ndarjen e fondeve. Ai përgëzoi Agjencinë për kalimin në një skemë të re alokimi, duke shpjeguar se metodat e mëparshme, ku fondet ndaheshin sipas projekteve të paraqitura nga bashkitë, krijonin pabarazi midis tyre. Sipas tij, bashkitë me buxhete të vogla dhe me risk më të lartë shpesh mbeteshin të pafavorizuara, ndërsa financoheshin kryesisht ato që kishin kapacitete më të mira për...