Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Jingle Bells”, Gjermania hap tregjet e Krishtlindjeve, shton masat e sigurisë
Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve u hapën në të gjithë Gjermaninë me stendat e tyre të famshme prej druri me verë të nxehtë, salçiçe të pjekura në skarë ose mollë të karamelizuara. Por momenti që sjell më pranë frymën e festave të fundvitit, u shoqërua me një shtim të ndjeshëm të masave të sigurisë, në një kohë kur kujtimet e dy sulmeve vdekjeprurëse në tregje të tilla janë ende të freskëta për shumë gjermanë. Në Berlin, tregu i famshëm në kishën Gedächtniskirche të qytetit u hap me shërbim të hapur për publikun të hënën në mëngjes. Hapje të tjera përfshinin tregjet e Krishtlindjeve në bashkinë Rotes Rathaus, Gendarmenmarkt dhe Pallatin Charlottenburg. Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë vjetore që gjermanët e kanë çmuar që nga Mesjeta...