Gjykata e Strasburgut/ Shkarkimi i ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi i padrejtë

Gjykata e Strasburgut/ Shkarkimi i ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi i padrejtë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka vendosur se shkarkimi i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, nga procesi i vetingut ishte i padrejtë. Sipas vendimit të gjykatës, organet e vetingut nuk respektuan standardet minimale të transparencës, arsyetimit dhe të drejtës për mbrojtje, duke shkelur nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton të drejtën për një proces të drejtë. Më herët, GJKKO e shpalli Selimin të pafajshëm për akuzën e ngritur nga SPAK për refuzim të deklarimit dhe fshehje të pasurisë. Në vendimin e publikuar nga GJEDNJ, theksohet se gjykata rrëzoi pjesën tjetër të kërkesës së Selimit për kompensim, por detyroi shtetin që brenda 3 muajve t’i paguajë 6,500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor. “Gjykata...