Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Vendi nën ujë, Ramaduro në qiell…”/ Berisha ‘nuk kursen’ Ramën: I relaksuar në avionin privat në dispozicion
Kreu i Partisë Demokratike ka ndarë në Facebook një foto të kryeministrit Edi Rama, teksa udhëton me avion privat. I relaksuar dhe ‘shtrirë gjerë e gjatë’, duket se Rama nuk do t’ia dijë për situatën që ndodhet vendi i tij si pasojë e përmbytjeve masive të disa zonave. “Vendi nën ujë, Ramaduro në qiell me avion në dispozicion! Po kujdeset për qytetarët e përmbytur!”, shkruan Berisha në FB, bashkëngjitur me foton e Ramës.