Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet i riu në Kamëz (Emri)
Një 34-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi është kapur me armë zjarri në automjet. Në pranga ka rënë Odison Skuri. Policia informon se 34-vjeçari u pikas nga efektivët në fshatin Kasallë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz. Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje”, njofton policia.