FOTO / Gonxhja: Urat e restauruara, monumente kulture që përballuan motin e keq pa pësuar dëme

FOTO / Gonxhja: Urat e restauruara, monumente kulture që përballuan motin e keq pa pësuar dëme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar këtë të martë, më 25 nëntor, në faqen e tij zyrtare disa pamje nga urat e shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi. Sipas ministrit, ndërhyrjet restauruese kanë bërë që këto vepra historike të përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve pas reshjeve të ditëve të fundit pa pësuar dëmtime. “Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër,...