Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Atentat “Julit të Pashakos”, qëllohet me breshëri ndaj makinës në Lushnjë, plagoset 45-vjeçari
Një prej personazheve të njohur të krimit në Lushnjë, Julian Sula i është bërë atentat paraditen e kësaj të marte. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 minuta në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku ndaj makinës së 45-vjeçarit u qëllua me breshëri arme. Julian Sula apo siç njihet ndryshe Juli Pashakos i ka shpëtuar atentatit me vetëm një plagë në këmbë, dhe tanimë ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që pas ngjarjes në fshatin Lifaj të Lushnjës është gjetur një makinë e djegur me një armë brenda që dyshohet se i përket autorëve të krimit. Shërbimet e Policisë ndërkohë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Julian Sula i njohur edhe si kundërshtar i...