Strasburgu godet vetingun: Shkarkimi i gjykatësit Shkëlzen Selimi, në shkelje të Konventës Europiane

Strasburgu godet vetingun: Shkarkimi i gjykatësit Shkëlzen Selimi, në shkelje të Konventës Europiane

Gjykata e Strasburgut godet sërish procesin e vetingut në Shqipëri. Kjo gjykatë e ka konsideruar si të padrejtë shkarkimin e ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Në vendim thuhet se shkarkimi i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. “Gjykata në mënyrë unanime: Vendos se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës; Vendos se nuk ka nevojë të shqyrtohet ankesa sipas Nenit 8 të Konventës; Vendos se konstatimi i një shkeljeje përbën në vetvete një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm jo-material të pësuar nga aplikanti; Vendos: (a) që shteti i paditur duhet t’i paguajë aplikantit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet i formës...