Blegtoria në rënie të lirë, Erion Braçe: Ministri ka dy muaj në detyrë, çfarë bën?

Blegtoria në rënie të lirë, Erion Braçe: Ministri ka dy muaj në detyrë, çfarë bën?

Është mbledhur këtë të martë Komisioni i Ekonomisë, ku po mbahet një seancë dëgjimore me grupet e Interesit për paketën Fiskale. Gentjan Lalaj, nga shoqata e blegtorëve, prodhues të qumështit, u ndal në disa problematika që has ky sektor, duke kërkuar ndër të tjera që vendoset një barazim TVSH, dhe që blegtorët vendas të kenë mundësinë që të shesin prodhimet e tyre. “Është një paradoks, u kërkua qumësht nga Italia në vendin tonë, dhe ne nuk e shisnim dot se nuk na lejohet të krijojmë një kooperativë. Atëherë dhe ne po e çojmë qumështin jashtë. Ka ferma që nuk u merret qumështi për arsyet që i dimë shumë mirë. Kërkojmë barazim TVSH sado të vendoset. Fermerët shqiptarë nuk na i shesin dot produktet sepse dhe...