Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Kryebashkiaku grek fjalim kundër shqiptarëve”, gazetari: I prisha darkën kur i thashë që jam shqiptar
Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale lidhur me marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin grek. Në studion e ‘Top Story’ Zeka tregon për xhirimet e një dokumentari dhe darkën e zhvilluar me kryetarin e bashkisë së Follorinës. Ky i fundit u ngrit përpara të ftuarve për të bërë një dolli e më pas filloi të mbante ligjërata kundër shqiptarëve. Zeka tregon se në ato momente u çua për të bërë dhe ai një dolli, të cilin e përfundoi duke treguar se ishte shqiptar dhe aty, darka u konsiderua e prishur. “Unë e njoh shumë mirë Greqinë. Serbët janë 100 vjet para grekëve me nacionalizmin e tyre që e kanë më shumë modern. Nuk na kanë trajtuar siç i kanë trajtuar çamët. Kur ikën shqiptarët...