Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Van Dijk: Loja e Liverpool tani është një rrëmujë, duhet të marrim përgjegjësi për të dalë nga kriza
Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, thotë se ai dhe shokët e tij të ekipit po e zhgënjejnë trajnerin Arne Slot me lojën e tyre. Gjithsesi, ai është gati të mbështetë këdo për të dalë nga kjo situatë, që ai e quan një “rrëmujë”. “Reds” humbën 0-3 të shtunën ndaj Nottingham Forest, një tjetër humbje të thellë, e teta në 11 ndeshje që i çoi ata në gjysmën e poshtme të tabelës. Ndërkohë që, mbrojtja e titullit të Premier League, po shkatërrohet javë pas jave. Disa tifozë fishkëllyen në kohën e fundit dhe Van Dijk tha: “Ne padyshim po e zhgënjejmë Slot, por e kemi zhgënjyer edhe veten tonë”. “Ju shikoni veten së pari dhe pastaj ndihmoni njëri-tjetrin. Ndihmoni njëri-tjetrin të dalë nga kjo rrëmujë...