Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Norris: Zhgënjyese të dalësh pa pikë pas skualifikimit, të përqendruar te gara e Katarit
Fundjavën e kaluar, piloti britanik Lando Norris kaloi brenda pak orësh nga parajsa në ferr. Vendi i dytë që mori në garën e Las Vegas shpejt iu hoq për parregullsi në makinën McLaren. Tashmë, Norris ka 24 pikë avantazh ndaj dyshes Oscar Piastri e Max Verstappen që e ndjekin nga pas, me 2 gara nga fundi. “Në fund ta garës ia dolëm mbanë të renditemi në vendin e dytë, por patëm disa proleme që çuan në skualifikim. Ky ishte një përfundim zhgënjyes. Na u desh ta menaxhonim situatën drejt fundit të garës dhe tani e dimë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve me makinën tonë, të cilat për fat të keq çuan në skualifikimin”, tha Norris. “Është zhgënjyese të humbasësh kaq shumë pikë....