Elbasani, qyteti i parë që shpalli Pavarësinë 113 vjet më parë

Elbasani, qyteti i parë që shpalli Pavarësinë 113 vjet më parë

Më 25 nëntor 1912, Elbasani u bë qyteti i parë që shpalli Pavarësinë, duke vendosur gurin e parë në themelin e shtetit të ri shqiptar. 113 vjet më parë, 35 patriotë nga Elbasani dhe trevat përreth u mblodhën për të shpallur Pavarësinë e qytetit në Shqipërinë e Mesme, duke ngritur të parët flamurin kombëtar dhe duke i paraprirë aktit historik të 28 nëntorit në Vlorë. Aqif Pashë Elbasani, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ismail Qemalit, luajti rol kyç si në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912, ashtu edhe në organizimin e çetës së Elbasanit. Ai, së bashku me popullin e qytetit dhe me mbështetjen e Ismail Qemalit, ngriti flamurin kombëtar më 25 nëntor 1912, duke shpallur i pari Pavarësinë dhe duke i...