1991, shtatë javët që ndryshuan përgjithmonë muzikën rock

1991, shtatë javët që ndryshuan përgjithmonë muzikën rock

Në historinë e rock-ut, viti 1991 shihet shpesh si viti kur gjithçka ndryshoi. Sipas legjendës urbane, grunge erdhi si një meteor, duke asgjësuar dinosaurët e “hair metal” që kishin dominuar panoramën e rock-ut në dekadën pararendëse. Por në të vërtetë nuk pati një asgjësim të menjëhershëm për grupet e Los Angelesit. Ajo që ndodhi, ishte një dalje pothuajse e menjëhershme e një serie albumesh epokale, të gjithë mes gushtit dhe shtatorit 1991, një dallgë shkatërrimtare e rock-ut alternativ. “Në fundin e viteve tetëdhjetë, skenës i nevojitej një shkundje e mirë”, thotë një nga redaktorët e “Kerrang!” të asaj kohe, Geoff Barton. “Duhej diçka për t’i dhënë një pastrim të mirë rock-ut, edhe pse nuk mendoj që ne ishim të vetëdijshëm për atë që po ndodhte”. Gazetarëve edhe...