Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Finalizimi i marrëveshjes së paqes me Trump, Kievi e konfirmon: Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA ditët në vijim
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara brenda javës, në “datën më të afërt të mundshme” gjatë muajit nëntor, ka deklaruar shefi i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov. Sipas tij, vizita synon përmbylljen e fazave të fundit të një marrëveshjeje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump. Umerov konfirmoi se delegacionet amerikane dhe ukrainase kanë arritur “një mirëkuptim të përbashkët” mbi pikat kyçe të dokumentit, gjatë takimeve të zhvilluara në Gjenevë. “Ne mezi presim të finalizojmë vizitën e presidentit Zelensky në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur këtë muaj,” tha Umerov, duke nënvizuar se procesi po hyn në fazën e tij vendimtare. Top Channel