Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Dorëzohem vetëm përballë Allahut”, si Erzen Uka kërcënoi policët pas arratisjes/ Detaje të reja nga ngujimi i terroristëve, prej kohësh ishin nën vëzhgim
Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i arrestimit të dy personave, Julian Cumrraku dhe Erzen Uka, të cilët që qëndruan për 12 orë të ngujuar në banesë. Policia e Pukës ka qenë duke patrulluar në zonë kur ka konstatuar Erzen Ukën, i cili sapo ka parë policinë është futur në banesën e braktisur të një të afërmi. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se duke pasur dyshime, policia ka shkuar për të verifikuar. Erzen Uka nuk e ka hapur derën dhe ka kërcënuar punonjësit e policisë. “Nuk i dorëzohem policisë, dorëzohem vetëm përballë Allahut”, ka deklaruar Uka gjatë komunikimit me policisnë. Duke kuptuar që ai ishte i armatosur policia kërkoi ndihmën e Drejtorisë Shkodër. Pas shkëmbimit të informacionit me drejtorinë e përgjithshme u...