Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia njoftim zyrtar: Është plagosur
Policia ka dalë me njoftim zyrtar për atentatin ndaj 45-vjeçarit Julian Sula. “Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. Julian Sula njihet edhe si Juli i Pashkos, person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje...