Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Belgjika thërret me urgjencë kryeprokurorin Çela dhe Altin Dumanin, dosje voluminoze me përgjime dhe emra të…
Në një lëvizje të papritur dhe me ton urgjence, autoritetet e Belgjikës kanë thirrur Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani në Bruksel, ku i kanë vënë përballë materiale të reja të klasifikuara, të konsideruara si kritike për sigurinë hetimore të dy vendeve. Gjatë takimit dyditor të zhvilluar më 18–19 nëntor, Prokurorja e Përgjithshme Federale Ann Fransen ka prezantuar dosje voluminoze me informacione të avancuara mbi rrjetet e krimit të organizuar, duke përfshirë hetime financiare, transaksione të dyshimta dhe përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale. Sipas burimeve zyrtare, këto të dhëna janë rezultat i muajve të mbledhjes së informacionit nga njësitë belge të inteligjencës penale.Takimi është mbajtur në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Belgjikës, por...