Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kërcënohen prokurorë dhe gjyqtarë, arrestimet e fundit vënë në alarm pushtetin dhe krimin, SHBA marrin në dorë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë forcuar ndjeshëm angazhimin e tyre në mbështetje të sigurisë së sistemit shqiptar të drejtësisë, duke fokusuar vëmendjen tek mbrojtja e prokurorëve dhe gjyqtarëve të institucioneve të posaçme. Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur ditën e djeshme se tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët sigurojnë drejtuesit e SPAK dhe ekipet hetimore, janë dërguar në Budapest për një trajnim të specializuar nën drejtimin e Shërbimit Sekret të SHBA. Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës së SHBA-së, trajnimet janë zhvilluar në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara (ILEA Budapest), një qendër ku ofrohen programe të avancuara për strukturat e sigurisë së vendeve partnere. Pjesëmarrësit nga Shqipëria kanë qenë pjesë e Gardës së Republikës dhe...