Ylli latin vritet në një sulm me armë në Los Angeles

Ylli latin vritet në një sulm me armë në Los Angeles

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin latin dhe botën e rrjeteve sociale, pasi këngëtarja dhe influencuesja 22-vjeçare Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, është qëlluar për vdekje në Los Angeles. Dy persona të tjerë që ndodheshin me të kanë mbetur rëndë të plagosur. Sipas policisë së Los Angeles (LAPD), sulmi ndodhi në Northridge, në Luginën e San Fernando, rreth orës 01:30 të mëngjesit të së shtunës. Të shtëna të shumta u dëgjuan në Rrugën Bryant, një zonë e qetë e lagjes, ku tre persona po qëndronin brenda një automjeti të parkuar. Dëshmitarët kanë deklaruar se panë dy meshkuj të dyshuar që iu afruan automjetit në këmbë dhe hapën zjarr nga afër drejt pasagjerëve. Policia dyshon se ngjarja mund të jetë e...