Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Në vend të paqes, raketa dhe dronë. Rusia lëshoi një tjetër sulm masiv ndaj Ukrainës. Në shënjestër përfunduan disa rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Forcat ruse lëshuan “22 raketa të llojeve të ndryshme dhe mbi 460 dronë kundër Ukrainës gjatë natës”, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime. “Disa dronë fluturuan drejt Moldavisë dhe Rumanisë”, deklaron presidenti ukrainas Voldodymyr Zelensky në Telegram. “Objektivat kryesore ishin rrjetet energjitike dhe gjithçka që siguron jetë normale”, tha ai, duke përmendur dronët në Moldavi dhe Rumani, dhe duke theksuar: “Kjo është arsyeja pse të gjithë partnerët duhet të kujtojnë se ne duhet të shpëtojmë jetë çdo ditë. Armët dhe mbrojtja ajrore janë thelbësore. Nuk duhet të ketë ndërprerje të ndihmës”. Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin rus në Kiev. Këtë...