Kombëtarja sfidon Sllovakinë dhe Kosovën në dy ndeshjet para-eliminatore të Botërorit 2029

Kombëtarja sfidon Sllovakinë dhe Kosovën në dy ndeshjet para-eliminatore të Botërorit 2029

25 Nëntor 2025 10:34 Telesport Kombëtarja e meshkujve në basketboll do të zbresë këtë javë në fushë në dy ndeshje të rëndësishme për fazën para-eliminatore të Botërorit 2029. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj do të luajnë ndaj Sllovakisë dhe Kosovës. Ndeshja e parë do të luhet në Sllovaki më 27 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë, në Shkodër, Shqipëria do të presë Kosovën. Kjo është hera e parë që Shqipëria e Kosova luajnë në një ndeshje zyrtare me ekipin e të rriturve. Kuqezinjtë kanë disa ditë që janë përgatitur në qytetin e Shkodrës, ku dhe zhvilluan fazën përgatitore për këto dy ndeshje. Stafi drejtues ka grumbulluar 12 basketbollistë, që janë gati të kontribuojnë në suksesin e kombëtares kuqezi. Shqipëria bën pjesë në Grupin...