Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA pa ambasador në Tiranë/ Nano: Nuk ka lidhje me ne, por me dinamikat e politikës amerikane
Prej dy vitesh Shqipëria është pa ambasador amerikan. Për analistin Mustafa Nano, kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me dinamikat e brendshme në politikën amerikane. “Nuk besoj. Kjo që ka ndodhur me ne, ndodh shpeshherë në politikën amerikane. Janë dinamika të brendshme. Atje ka disa filtra para se dikush të shkojë ambasador. Filtri i fundit është Senati. Pasi presidenti amerikan bën një propozim, kandidatura shkon në Senat dhe aty bëhet një lloj vetting-u. Është një proces vlerësimi që kalon në një filtër të hollë. Shpeshherë ngec, por jo për arsye të integritetit moral apo profesional. Ata janë profesionistë shumë të mirë. Kostelancik që ishte kandidat i Biden, ka qenë diplomat karriere dhe ka mbi 30 vjet që punon në diplomacinë amerikane. Është bllokuar...