Shqipëria, përfituesja kryesore e fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Shqipëria, përfituesja kryesore e fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Pas hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave në kohë rekord, Shqipëria po forcon më tej pozicionin e saj si një nga vendet më të suksesshme në procesin e integrimit europian. Besimi i partnerëve të Bashkimit Europian reflektohet qartë jo vetëm në vlerësimet politike, por edhe në faktin se Shqipëria ka përfituar më shumë fonde se çdo vend tjetër i rajonit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sipas shpërndarjes së deritanishme të fondeve, Shqipëria ka siguruar 164 milionë euro, duke u renditur e para ndër vendet e rajonit. Pas saj vijon Serbia me 111 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 76 milionë euro dhe Mali i Zi me 45 milionë euro. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument strategjik i Bashkimit Europian, synon...