Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mori mandatin e Zaçajt, Asim Vokshi betohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtari Asim Vokshi është betuar në Presidencë para kreut të shtetit Bajram Begaj, si anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë më 30 tetor. E pranishme në ceremoni ka qenë dhe Holta Zaçaj, manati i së cilën në krye të Kushtetueses ka përfunduar që më 10 mars. Zaçaj do të zëvendësohet në detyrë nga gjyqtari Asim Vokshi. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do i qëndroj kurdoherë besnik kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Betohem!”, ka deklaruar Vokshi. Në Mbledhjen e Posaçme të gjyqtarëve, 6 pjesëmarrës votuan për kandidatin Asim Vokshi, kandidatja Naureda Llagami mori 8 vota dhe Florian Ballhysa nuk mori asnjë votë. Megjithëse asnjë prej tre kandidatëve nuk mori 3/5 e votave të nevojshme për t’u shpallur...